Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit
Sergio Busquets pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës në fund të sezonit. Mesfushori spanjoll është një nga pikat kyçe në planet e Xavi Hernandez, por dy ndeshjet e dobëta, ndaj Real Madrid e Inter, kanë zbehur vetëbesimin e tij. Sipas raportimeve të fundit, kapiteni do të lë klubin pas 16 viteve shërbim, përcjell lajmi.net.…
Sport
Sergio Busquets pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës në fund të sezonit.
Mesfushori spanjoll është një nga pikat kyçe në planet e Xavi Hernandez, por dy ndeshjet e dobëta, ndaj Real Madrid e Inter, kanë zbehur vetëbesimin e tij.
Sipas raportimeve të fundit, kapiteni do të lë klubin pas 16 viteve shërbim, përcjell lajmi.net.
Busquets ka qenë cak i shumë kritikave së fundmi dhe 34-vjeçari përkundër mbështetjes nga Xavi, duket të jetë dorëzuar.
Ideja e tij aktualisht është të largohet nga klubi në fund të sezonit. Ky largim pritet të jetë emocional për të, pasi te Barca, Busquets ka regjistruar 690 paraqitje – gjithë karrierën e tij. /Lajmi.net/