Gundogan: Kualitetin e Haaland mund ta shohin të gjithë, ai do të përmirësohet edhe më shumë

Ilkay Gundogan nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e ri të skuadrës, Erling Haaland. Haaland e ka nisur për mrekulli aventurën e tij te Manchester City, duke bërë bujë me paraqitjet e tij dhe numrin e golave në ndeshjet e para. Lidhur me norvegjezin ka folur edhe mesfushori i Man City, Ilkay Gundogan, i cili…

Sport

20/10/2022 13:13

Ilkay Gundogan nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e ri të skuadrës, Erling Haaland.

Haaland e ka nisur për mrekulli aventurën e tij te Manchester City, duke bërë bujë me paraqitjet e tij dhe numrin e golave në ndeshjet e para.

Lidhur me norvegjezin ka folur edhe mesfushori i Man City, Ilkay Gundogan, i cili ka vetëm lëvdata për të.

“Kualitet, të gjithë mund ta shohin. Ai sjell shumë kualitet te skuadra jonë, me lojën e tij. Po ashtu, mënyra se si po përballet me gjërat është e rëndësishme për mentalitetin, përkushtimin që ai ka në çdo ndeshje, në stërvitje, në dhomat e zhveshjes…”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.

“Është diçka speciale. Ai është modest. Ai e di se ka shumë punë për të bërë për të arritur në pozita më të mira. Jam i sigurt se ai do të përmirësohet edhe më shumë… jo vetëm këtë sezon, por edhe viteve tjera. Puna do ta bëjë atë të jashtëzakonshëm”, shtoi tutje mesfushori gjerman.

Haaland është top realizatori i Premier League dhe Champions League. /Lajmi.net/