Juventus e do Lokongan, në këmbim të McKennie

Juventus dhe Arsenal mund të përfshihen në një marrëveshje shkëmbimi. Skuadra e Juventus dhe ajo e Arsenal mund të jenë të dyja të interesuara për të përforcuar repartin e mesfushës. Sipas ‘Calciomercato’, Juventus mund të propozojnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshinë Albert Sambi Lokonga të Arsenal dhe Weston McKennie të Juves, përcjell lajmi.net. Juventus janë…

Sport

19/10/2022 11:27

Juventus dhe Arsenal mund të përfshihen në një marrëveshje shkëmbimi.

Skuadra e Juventus dhe ajo e Arsenal mund të jenë të dyja të interesuara për të përforcuar repartin e mesfushës.

Sipas ‘Calciomercato’, Juventus mund të propozojnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshinë Albert Sambi Lokonga të Arsenal dhe Weston McKennie të Juves, përcjell lajmi.net.

Juventus janë aktualisht në pozitën e tetë në Serie A, pas një starti të dobët. Si shtesë, ata janë me një këmbë në Europa League, pasi s’bënë mirë në grupet e Champions League.

McKennie pati disa minuta në dispozicion, madje edhe shënoi në fitoren 1:0 ndaj Torino, por Maxi Allegri s’e sheh në planet afatgjate të tij.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do të jenë të hapur për të shqyrtuar një lëvizje të tillë, në merkaton e verës. /Lajmi.net/