Arsenal rikthen vëmendjen kah Tielemans – e duan kartonin e tij në merkaton tjetër
Arsenal ka rikthyer fokusin kah mesfushori belg, Youri Tielemans. Mesfushori i skuadrës së Leicester City, Youri Tielemans është dëshira e madhe e skuadrës së Arsenal. ‘Gunners’ u interesuan për shërbimet e Tielemans edhe gjatë merkatos së verës, por se kompletuan dot një transferim të tijin. Megjithatë, sipas raportimeve nga ‘Calciomercato’, Arsenal do të tentojnë përsëri…

Sport
Arsenal ka rikthyer fokusin kah mesfushori belg, Youri Tielemans.
Mesfushori i skuadrës së Leicester City, Youri Tielemans është dëshira e madhe e skuadrës së Arsenal.
‘Gunners’ u interesuan për shërbimet e Tielemans edhe gjatë merkatos së verës, por se kompletuan dot një transferim të tijin.
Megjithatë, sipas raportimeve nga ‘Calciomercato’, Arsenal do të tentojnë përsëri në janar për të siguruar kartonin e belgut, përcjell lajmi.net.
Arsenal do të synojë ta marrë lojtarin me një çmim të përgjysmuar, pasi kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.
‘Gunners’ s’duan që gjatë verës të jenë në konkurrencë me skuadra të tjera, për Tielemans. /Lajmi.net/