City shpallet skuadra e vitit, vjen reagimi i Toni Kroos
Ylli i Real Madrid, Toni Kroos ka bërë një reagim, pasi Manchester City u shpall skuadra e vitit. Në mbrëmjen gala të organizuar nga ‘France Football’, Manchester City ka marrë çmimin për skuadrën e vitit. Pasi u nda ky çmim, një reagim erdhi nga mesfushori gjerman i Real Madrid, Toni Kroos. “Skuadra e tretë më…
Sport
Ylli i Real Madrid, Toni Kroos ka bërë një reagim, pasi Manchester City u shpall skuadra e vitit.
Në mbrëmjen gala të organizuar nga ‘France Football’, Manchester City ka marrë çmimin për skuadrën e vitit.
Pasi u nda ky çmim, një reagim erdhi nga mesfushori gjerman i Real Madrid, Toni Kroos.
“Skuadra e tretë më e mirë në botë në 2021/22 – të lumtur?”, ka shkruar Kroos, transmeton lajmi.net.
Real Madrid ishte skuadra që në gjysmëfinale të Champions League eliminoi pikërisht Manchester Cityn, kurse në finale mposhti atë që u radhit si skuadra e dytë, Liverpool.
Ndërkohë, Kroos vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij. Ai po shqyrton pensionimin. /Lajmi.net/