ZYRTARE: Gavi lojtari më i mirë U21 në botë

Pablo Gavi është shpallur lojtari më i mirë U21 në botën e futbollit. Ylli në rritje i skuadrës së Barcelonës, Gavi ka fituar garën me Jude Bellingham dhe Jamal Musiala për lojtarin më të mirë të ri. Mesfushori ka pasur paraqitje brilante si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës. Luis Enrique e Xavi…

Sport

17/10/2022 20:43

Pablo Gavi është shpallur lojtari më i mirë U21 në botën e futbollit.

Ylli në rritje i skuadrës së Barcelonës, Gavi ka fituar garën me Jude Bellingham dhe Jamal Musiala për lojtarin më të mirë të ri.

Mesfushori ka pasur paraqitje brilante si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës.

Luis Enrique e Xavi Hernandez të dy kanë besim maksimal në Gavi.

Çmimi i fituar sonte në mbrëmjen gala të organizuar nga ‘France Football’ do të jetë shtysë e madhe për 18-vjeçarin.

Herën e fundit, çmimin në fjalë e fitoi shoku i skuadrës së Gavi, Pedri. /Lajmi.net/