Arsenal mban ritmin, arkëton tri pikë edhe ndaj Leeds United
Skuadra e Arsenal do të jetë lidere e Premier League edhe pas kësaj xhiroje. ‘Gunners’ kanë marrë tri pikë në udhëtim kundër skuadrës së Leeds United, shkruan lajmi.net. Skuadra e Mikel Arteta fitoi me rezultatin minimal, 0:1, me golin e shënuar nga Bukayo Saka. Ylli anglez gjeti golin në minutën e 35’ të takimit, i…

Sport
Skuadra e Arsenal do të jetë lidere e Premier League edhe pas kësaj xhiroje.
‘Gunners’ kanë marrë tri pikë në udhëtim kundër skuadrës së Leeds United, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Mikel Arteta fitoi me rezultatin minimal, 0:1, me golin e shënuar nga Bukayo Saka.
Ylli anglez gjeti golin në minutën e 35’ të takimit, i asistuar nga Martin Odegaard.
Leeds mund të barazonin ndeshjen në minutën e 64’, kur Bamford gjuajti nga penalltia por s’ishte i saktë.
Me fitoren e regjistruar sot, Arsenal shkon në 27 pikë dhe siguron lidershipin edhe për një xhiro. Leeds mbetet në nëntë pikë. /Lajmi.net/