Mbyllet pjesa e parë: Reali ‘e shkollon’ Barcën

Janë mbyllur 45 minutat e para në ‘El Clasico’. Real Madrid e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës, shkruan lajmi.net. ‘Mbretërit’ gjetën golin me anë të Karim Benzema fillimisht, kurse golin e dytë e gjeti Fede Valverde. Barcelona tentoi të mbante posedimin e topit, por në dy raste e gjeti…

Sport

16/10/2022 17:04

Janë mbyllur 45 minutat e para në ‘El Clasico’.

Real Madrid e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës, shkruan lajmi.net.

‘Mbretërit’ gjetën golin me anë të Karim Benzema fillimisht, kurse golin e dytë e gjeti Fede Valverde.

Barcelona tentoi të mbante posedimin e topit, por në dy raste e gjeti veten të zbuluar, me ‘Mbretërit’ me shumë përvojën që nuk falën asgjë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ndryshimet që do të bëhen për pjesën e dytë. Kjo pjesë e parë tregoi një Barcelonë ‘të humbur në fushë’. /Lajmi.net/