Derbi i qytetit i takon Juventusit, ‘Zonja e Vjetër’ fiton minimalisht ndaj Torinos

Juventusi ka marrë një fitore minimale ndaj Torinos. ‘Zonja e Vjetër’ triumfoi 1:0 ndaj skuadrës së qytetit, Torinos. Juventusi vazhdon të mos bind këtë sezon. Ata po kalojnë në një periudhë të vështirë dhe nuk po këndellen. Në takimin e sotëm arritën një fitore minimale ndaj një rivali solid siç është Torino. Golin e vetëm…

Sport

15/10/2022 19:55

Juventusi ka marrë një fitore minimale ndaj Torinos.

‘Zonja e Vjetër’ triumfoi 1:0 ndaj skuadrës së qytetit, Torinos.

Juventusi vazhdon të mos bind këtë sezon.

Ata po kalojnë në një periudhë të vështirë dhe nuk po këndellen.

Në takimin e sotëm arritën një fitore minimale ndaj një rivali solid siç është Torino.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Vlahovic, pas një asistimi nga Danilo, në minutën e 74`të ndeshjes.

Edhe Torino krijuan rastet e tyre, por nuk realizuan.

Me këtë fitore Juve shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e shtatë, kurse Torino ka 11 në po atë pozitë./Lajmi.net/