Barcelona publikon listën e lojtarëve për ‘El Clasico’- rikthehet Kounde

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Real Madridit. Pas barazimit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, Barça rikthehet në kompeticionin e La Ligas, ku ende nuk ka humbur dhe ka grumbulluar shtatë fitore radhazi. Xhiron e radhës ekipi katalanas e luan në udhëtim te rivali Real Madridi. E për këtë…

Sport

15/10/2022 20:35

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Pas barazimit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, Barça rikthehet në kompeticionin e La Ligas, ku ende nuk ka humbur dhe ka grumbulluar shtatë fitore radhazi.

Xhiron e radhës ekipi katalanas e luan në udhëtim te rivali Real Madridi.

E për këtë takim Xavi Hernandez ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, në mesin e tyre është edhe Jules Kounde (mungoi në disa ndeshje me ekipin për shkak të lëndimit me kombëtaren franceze).

Ndeshja në mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ nesër, me fillim nga ora 16:15.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell listën e plotë./Lajmi.net/