Skriniar lidhet me një kalim të mundshëm te Barca

Edhe Barcelona është kthyer në pistë të mundshme të Milan Skriniar. Ylli i Inter, Milan Skriniar vazhdon të jetë një nga mbrojtësit me vëmendjen më të madhe. Lojtari sllovak lidhet me largimin e mundshëm nga Inter dhe skuadra e PSG është më e zëshmja në kërkim të tij. Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur…

Sport

12/10/2022 18:30

Edhe Barcelona është kthyer në pistë të mundshme të Milan Skriniar.

Ylli i Inter, Milan Skriniar vazhdon të jetë një nga mbrojtësit me vëmendjen më të madhe.

Lojtari sllovak lidhet me largimin e mundshëm nga Inter dhe skuadra e PSG është më e zëshmja në kërkim të tij.

Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Barcelona po shihet si një tjetër alternativë, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barca do të tentojë nënshkrimin me lojtarin e Inter gjatë merkatos së verës tjetër.

Kontrata e Skriniar me Inter skadon në qershor të vitit 2023.

Barcelona kësisoj synon ta marrë lojtarin si transferim të lirë, me parametra zero. /Lajmi.net/