Eric Garcia: Xavi është një përzierje e Pep Guardiola dhe Luis Enrique

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia ka dhënë disa komente lidhur me trajnerin e tij, Xavi Hernandez. Xavi ka marrë drejtimin e Barcelonës gjatë sezonit të kaluar dhe deri më tani po bën një punë mjaft të mirë për ta kthyer skuadrën në rrugën e lavdisë. Komente pozitive për Xavi ka dhënë edhe lojtari i tij,…

Sport

11/10/2022 15:55

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia ka dhënë disa komente lidhur me trajnerin e tij, Xavi Hernandez.

Xavi ka marrë drejtimin e Barcelonës gjatë sezonit të kaluar dhe deri më tani po bën një punë mjaft të mirë për ta kthyer skuadrën në rrugën e lavdisë.

Komente pozitive për Xavi ka dhënë edhe lojtari i tij, Eric Garcia, i cili e sheh Xavi si një përzierje të Pep Guardiola e Luis Enrique.

“Xavi është përzierje e Guardiola dhe Luis Enrique”, ka thënë Eric Garcia, përcjell lajmi.net.

“Ideja e lojës që kanë këta të tre është identike. Secili ka nuancat e tij, por ka të bëjë me presing pas humbjes së topit”, ka shtuar lojtari spanjoll.

Xavi Hernandez, si lojtar, te Barcelona pati trajner Pep Guardiolan e Luis Enriquen. Me të dy, Xavi arriti të fitonte trofeun e Champions League. /Lajmi.net/