Szymon Marciniak do ndajë drejtësinë në ndeshjen Barcelona – Inter

Szymon Marciniak do të drejtojë sfidën Barcelona-Inter e cila do të luhet ditën e mërkurë në mbrëmje, ora 21:00. Barcelona do mirëpres në shtëpi Interin, në kuadër të ndeshjeve për grupe në Ligën e Kampionëve. Skuadrat tashmë kanë mësuar gjyqtarin kryesor të atij takimi, që do jetë Szymon Marcinia, përcjell lajmi.net. Arbitri polak do të…

Sport

10/10/2022 15:23

Szymon Marciniak do të drejtojë sfidën Barcelona-Inter e cila do të luhet ditën e mërkurë në mbrëmje, ora 21:00.

Barcelona do mirëpres në shtëpi Interin, në kuadër të ndeshjeve për grupe në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat tashmë kanë mësuar gjyqtarin kryesor të atij takimi, që do jetë Szymon Marcinia, përcjell lajmi.net.

Arbitri polak do të ketë detyrën e vështirë për të drejtuar një ndeshje shumë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit.

Në ‘Spotify Camp Nou’, në një atmosferë që premton të jetë shumë e nxehtë, Marciniak do të ndihmohet nga Sokolnicki dhe Listkiewicz, ndërsa Tomasz Musial do të marrë rolin e gjyqtarit të katërt.

Në VAR do të jetë Kwiatkowski dhe Attwell./Lajmi.net/