E konfirmon Laporta: Barcelona do ta ndërtojë një statujë të Lionel Messi jashtë ‘Camp Nou’

Lionel Messi do ta ketë një statujë jashtë ‘Camp Nou’. Presidenti i skuadrës së Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se klubi do ta nderojë ikonën argjentinase me një statujë. Lionel Messi ka shkruar historinë me skuadrën e Barcelonës, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm, si dhe duke fituar shumë çmime individuale, përfshirë shtatë Topa…

Sport

09/10/2022 23:20

Lionel Messi do ta ketë një statujë jashtë ‘Camp Nou’.

Presidenti i skuadrës së Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se klubi do ta nderojë ikonën argjentinase me një statujë.

Lionel Messi ka shkruar historinë me skuadrën e Barcelonës, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm, si dhe duke fituar shumë çmime individuale, përfshirë shtatë Topa të Artë (të shtatin e pranoi me fanellën e PSG, por paraqitjet i kishte me fanellën e Barcës).

Për kontributin e tij, të paparë ndonjëherë në futboll ose në ndonjë klub, Barca do ta shpërblejë Messin.

“Ne do ta ndërtojmë një statujë të Leo Messi jashtë ‘Camp Nou’. Vendimi është marrë”, ka thënë Laporta, përcjell lajmi.net.

Ka disa raportime që thonë se Leo Messi mund të kthehet te Barcelona gjatë verës tjetër.

35-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit. Ai ka opsionin për të vazhduar në ‘Parc des Princes’, por Barca do të bëjë maksimumin për ta kthyer në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/