Laura Fazliu eliminohet në luftën e parë të Botërorit

Laura Fazliu është eliminuar në luftën e parë në Botërorin e xhudos që po mbahet në Uzbekistanit. Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, u mposht nga kamerunasja Jeannette Audre, përcjell lajmi.net. Në të vërtetë kosovarja bëri hedhjen dhe fillimisht ishte llogaritur si “ippon” për të, por pas rishikimit, u vlerësua se Fazliu kishte…

Sport

09/10/2022 09:21

Laura Fazliu është eliminuar në luftën e parë në Botërorin e xhudos që po mbahet në Uzbekistanit.

Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, u mposht nga kamerunasja Jeannette Audre, përcjell lajmi.net.

Në të vërtetë kosovarja bëri hedhjen dhe fillimisht ishte llogaritur si “ippon” për të, por pas rishikimit, u vlerësua se Fazliu kishte rënë fillimisht në qafë gjatë momentit të hedhjes dhe u diskualifikua.

Kosova në Botërorin e xhudos në Uzbekistan ka fituar medalje të bronztë me Distria Krasniqin, ndërsa do të garojë të martën në kategorinë deri 78 kilogramë Loriana Kuka./Lajmi.net/