Kounde s’është gati për ndeshjen e radhës ndaj Interit – nuk dihet se a mund të luajë në “El Clasico”

Julas Kounde nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen ndaj Interit në kuadër të Champions League. Përballja e mesjavës do ta gjejë futbollistin jo të gatshëm për këtë sfidë, pas lëndimit që mori në ndeshjen që Franca luajti ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve. Mjekët e Barcelonës ende nuk kanë dhënë ndonjë datë specifike se…

Sport

07/10/2022 11:33

Julas Kounde nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen ndaj Interit në kuadër të Champions League.

Përballja e mesjavës do ta gjejë futbollistin jo të gatshëm për këtë sfidë, pas lëndimit që mori në ndeshjen që Franca luajti ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve.

Mjekët e Barcelonës ende nuk kanë dhënë ndonjë datë specifike se kur mund të kthehet lojtari, por brenda kampit katalunas i “kryqëzojnë gishtrinjtë” që francezi të jetë gati për El Clasico.

Lojtari është kthyer në një pikë referimi në qendër të mbrojtjes, andaj një mungesë e mundshme e tij të shtunën e 16 tetorit  do të jetë shumë e madhe. /Lajmi.net/