Frenkie de Jong një opsion për qendrën e mbrojtjes te Barca
Barcelona është në një krizë lëndimesh. Emra si Ronald Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen – të tre këta qendërmbrojtës – por edhe Hector Bellerin, Franck Kessie e Memphis Depay janë të gjithë të lënduar. Si pasojë, Barca ka mbetur pa shumë alternativa në mbrojtje. Janë në dispozicion vetëm Eric Garcia e Gerard Pique. Megjithatë, raportime…
Sport
Barcelona është në një krizë lëndimesh.
Emra si Ronald Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen – të tre këta qendërmbrojtës – por edhe Hector Bellerin, Franck Kessie e Memphis Depay janë të gjithë të lënduar.
Si pasojë, Barca ka mbetur pa shumë alternativa në mbrojtje. Janë në dispozicion vetëm Eric Garcia e Gerard Pique.
Megjithatë, raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se Xavi Hernandez e sheh edhe Frenkie de Jong si opsion për mbrojtjen, përcjell lajmi.net.
Holandezi ka luajtur paraprakisht në këtë pozitë te Barcelona edhe në sezonin e kaluar, por edhe gjatë verës, në fazën para-sezonale.
Mbetet të shihet nëse Xavi do ta aplikojë këtë mundësi edhe deri në rikuperimin e mbrojtësve. /Lajmi.net/