‘Relevo’: Barca dhe Atletico gjejnë marrëveshje për Griezmann

Antoine Griezmann do të transferohet te skuadra e Atletico Madrid. Ylli francez, Antoine Griezmann do të kthehet në mënyrë të përhershme në ‘Metropolitano’, tek Atleti. ‘Relevo’ raporton se Atleti dhe Barca janë pajtuar për transferimin e lojtarit, përcjell lajmi.net. Çmimi që do të paguajnë ‘Rojiblancos’ për francezin shkon në 20 milionë + 2 të tjera…

Sport

05/10/2022 12:03

Antoine Griezmann do të transferohet te skuadra e Atletico Madrid.

Ylli francez, Antoine Griezmann do të kthehet në mënyrë të përhershme në ‘Metropolitano’, tek Atleti.

‘Relevo’ raporton se Atleti dhe Barca janë pajtuar për transferimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Çmimi që do të paguajnë ‘Rojiblancos’ për francezin shkon në 20 milionë + 2 të tjera në formë bonusesh.

Griezmann po qëndron tek Atletico si i huazuar, kurse te Barca s’do të ketë vend të kthehet.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja e raportuar nga ‘Relevo’ do të konfirmohet edhe zyrtarisht. /Lajmi.net/