Transformim i madh i Wilder – boksieri ka humbur masë muskulore, duket më i lehtë
Deontay Wilder po vazhdon përgatitjet për duelin e radhës. Ylli amerikan i boksit, Deontay Wilder do të kthehet në ring më 15 tetor, për duelin e tij ndaj Robert Helenius. Para këtij dueli, ‘Bomberi i Bronztë’ ka bërë ndryshime të mëdha në fizikun e tij, krahasuar me mënyrën si dukej për duelin ndaj Tyson Fury.…
Sport
Deontay Wilder po vazhdon përgatitjet për duelin e radhës.
Ylli amerikan i boksit, Deontay Wilder do të kthehet në ring më 15 tetor, për duelin e tij ndaj Robert Helenius.
Para këtij dueli, ‘Bomberi i Bronztë’ ka bërë ndryshime të mëdha në fizikun e tij, krahasuar me mënyrën si dukej për duelin ndaj Tyson Fury.
Wilder duket më ‘slim’ dhe nëpër rrjetet sociale po komentohet shumë, përcjell lajmi.net. Shumë nga audienca thonë se ai duket si boksier i peshave të mesme.
Ish-kampioni i WBC synon të përfitojë më shumë në shpejtësi dhe fleksibilitet, kurse ndaj Fury i duhej më shumë peshë.
Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi krahasuese. /Lajmi.net/