Çmimi i Madh i Singaporit: Leclerc siguron ‘Pole Position’, ndërsa Verstappen përfundon i teti

Kanë përfunduar kualifikimet për Çmimin e Madh të Singaporit. Charles Leclerc kryesoi në kualifikim për Çmimin e Madh të Singaporit 2022 të Formula 1, ndërsa lideri i kampionatit Max Verstappen përfundoi i teti pasi iu kërkua të braktiste xhiron e tij të fundit. Në pozitën e dytë u pozicionua Sergio Perez, pas tij Luis Hamilton,…

Sport

01/10/2022 16:30

Kanë përfunduar kualifikimet për Çmimin e Madh të Singaporit.

Charles Leclerc kryesoi në kualifikim për Çmimin e Madh të Singaporit 2022 të Formula 1, ndërsa lideri i kampionatit Max Verstappen përfundoi i teti pasi iu kërkua të braktiste xhiron e tij të fundit.

Në pozitën e dytë u pozicionua Sergio Perez, pas tij Luis Hamilton, kurse Carlos Sainz e Fernando Alonso kanë zënë pozicionet 4 dhe 5.

Pilotet hasën vështirësi në këto kualifikime për shkak të shiut të dendur që i shoqëroi.

Por, arritën ta përfundojnë me sukses.

Gara për Çmimin e Madh të Singaporit zhvillohet nesër, me fillim nga ora 14:00./Lajmi.net/