Bernardo Silva, objektivi i Barçës për vitin 2023

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva është objektivi i Barcelonës për vitin 2023. Silva është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez. Se është i tillë tregon edhe interesimi i madh i klubit për të, transmeton lajmi.net. Drejtuesit e katalanasve shkuan pas portugezit edhe merkaton e verës, por lojtari nuk kishte…

Sport

26/09/2022 08:47

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva është objektivi i Barcelonës për vitin 2023.

Silva është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Se është i tillë tregon edhe interesimi i madh i klubit për të, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e katalanasve shkuan pas portugezit edhe merkaton e verës, por lojtari nuk kishte në mend largimin nga ‘Etihad’.

Ai gjithashtu kishte thënë se është i lumtur te kampioni anglez.

Pavarësisht kësaj, sipas ‘Mundo Deportivo’, Barça do shkojë për të sërish edhe në vitin 2023.

Mbetet të shihet nëse mesfushori do ndryshojë mendjen deri në merkaton e verës së ardhshme./Lajmi.net/