De Jong: Gjithnjë kam dashur të qëndroj te Barça – për këtë arsye isha i qetë
Frenkie De Jong ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dyshime në lidhje me qëndrimin e tij te Barcelona. Në një intervistë të dhënë së fundi, mesfushori holandez u shpreh se gjërat kanë ecur përgjithësisht gjatë kësaj kohe në “Camp Nou”. “Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Barcelona këtë verë… dhe kjo është arsyeja pse…
Sport
Frenkie De Jong ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dyshime në lidhje me qëndrimin e tij te Barcelona.
Në një intervistë të dhënë së fundi, mesfushori holandez u shpreh se gjërat kanë ecur përgjithësisht gjatë kësaj kohe në “Camp Nou”.
“Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Barcelona këtë verë… dhe kjo është arsyeja pse kam qëndruar gjithmonë i qetë gjatë verës”, tha fillimisht ai.
“Klubi ka idetë e tij dhe unë kam idenë time, ndonjëherë kemi mospajtime, por gjërat shkuan mirë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/