La Liga reagon pas fyerjeve raciste të tifozëve të Atletico Madrid ndaj Vinicius

La Liga ka reaguar lidhur me ngjarjet e mbrëmshme. Derbi i Madridit u shëmtua qysh në start, kur tifozët e Atletico Madrid bënin thirrje raciste drejt Vinicius JR. Ylli brazilian i Real Madrid u quajt “majmun” nga tifozët e Atletico Madrid. Këto thirrje kishin filluar qysh jashtë stadiumit, por u përcollën edhe brenda tribunave të…

Sport

19/09/2022 19:04

La Liga ka reaguar lidhur me ngjarjet e mbrëmshme.

Derbi i Madridit u shëmtua qysh në start, kur tifozët e Atletico Madrid bënin thirrje raciste drejt Vinicius JR.

Ylli brazilian i Real Madrid u quajt “majmun” nga tifozët e Atletico Madrid. Këto thirrje kishin filluar qysh jashtë stadiumit, por u përcollën edhe brenda tribunave të ‘Metropolitano’.

Lidhur me këto probleme ka reaguar edhe La Liga, duke potencuar se racizmi s’ka vend në futboll.

“Ne denoncojmë të gjitha incidentet brenda dhe jashtë stadiumeve. Ne punojmë me klubet për ta mbajtur futbollin miqësor dhe të këndshëm”, thuhet në reagimin e La Liga, transmeton lajmi.net.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në La Liga dhe ne gjithmonë punojmë me klubet dhe autoritetet për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë çdo rast të tillë”, thuhet tutje.

La Liga, krahasuar me Premier League dhe Serie A, viteve të fundit ka qëndruar më mirë sa i përket problemeve me racizmin, por këtë vit duket se gjërat kanë dalë pak nga kontrolli. /Lajmi.net/