‘Marca’: Barca refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Jorginho

Barcelona ka refuzuar një mundësi për të nënshkruar me mesfushorin e Chelsea, Jorginho. Me Sergio Busquets që po shkon drejt fundit të karrierës së tij, Barcelona duhet të mendoj për pozitën e pivotit në mesfushë. Sipas ‘Marca’, katalanëve i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Jorginho, lojtar që mbulon pikërisht atë pozitë, përcjell lajmi.net.…

Sport

19/09/2022 17:05

Barcelona ka refuzuar një mundësi për të nënshkruar me mesfushorin e Chelsea, Jorginho.

Me Sergio Busquets që po shkon drejt fundit të karrierës së tij, Barcelona duhet të mendoj për pozitën e pivotit në mesfushë.

Sipas ‘Marca’, katalanëve i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Jorginho, lojtar që mbulon pikërisht atë pozitë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, Barcelona ka refuzuar mundësinë për ta afruar italianin në skuadër.

Jorginho ishte në pikun e formës së tij gjatë sezonit që luajti nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Ai bënte paraqitje të mira edhe në Euro 2020, madje përfundoi në top 3 në garën për Topin e Artë.

Të gjitha këto nuk e kanë bindur Xavi Hernandez që ta afronin Jorginho në skuadër. Së fundmi, lojtari ka shënuar një rënie forme te Chelsea.

Barca thuhet se kalkulon në Frenkie de Jong për pozitën e pivotit. /Lajmi.net/