Shtysë e madhe për Liverpool, rikthehet Thiago Alcantara

Liverpool kanë marrë një shtysë të madhe para ndeshjes ndaj Napoli. ‘Reds’ kanë parë yllin e skuadrës, Thiago Alcantara të jetë kthyer në stërvitje të plota. Lojtari pritet të ketë minuta në ndeshjen kundër Napoli, e cila do të luhet në ‘Diego Armando Maradona’, përcjell lajmi.net. Thiago Alcantara nuk ka luajtur me fanellën e Liverpool…

Sport

06/09/2022 14:53

Liverpool kanë marrë një shtysë të madhe para ndeshjes ndaj Napoli.

‘Reds’ kanë parë yllin e skuadrës, Thiago Alcantara të jetë kthyer në stërvitje të plota.

Lojtari pritet të ketë minuta në ndeshjen kundër Napoli, e cila do të luhet në ‘Diego Armando Maradona’, përcjell lajmi.net.

Thiago Alcantara nuk ka luajtur me fanellën e Liverpool që kur mori një goditje në ndeshjen ndaj Fulham, më 6 gusht.

Rikthimi i Alcantara shihet si ndihmë e madhe para ndeshjes ndaj Napoli, pasur parasysh se edhe Jordan Henderson e Naby Keita vuajnë nga lëndime. /Lajmi.net/