Prishtina – Ballkani: Shiten të gjitha biletat

‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur sonte. Stadiumi i qytetit të Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’ do t’i ketë tribunat e mbushura sonte për ndeshjen Prishtina – Ballkani. Skuadra e Prishtinës ka njoftuar publikun se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, përcjell lajmi.net. Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet sonte, me fillim nga ora…

Sport

04/09/2022 14:51

‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur sonte.

Stadiumi i qytetit të Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’ do t’i ketë tribunat e mbushura sonte për ndeshjen Prishtina – Ballkani.

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar publikun se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:00, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Për tribunat veri dhe jug, hyrja do të jetë falas, për tifozëritë ‘Plisat’ dhe ‘Xhebrailat’. /Lajmi.net/