Carvalho e kthen në jetë Liverpoolin – në ndeshjen e stërzgjatur në “Anfield”

Fabio Carvalho e ka shënuar golin e fitores, për 2-1, në minutat shtesë për Liverpoolin, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League. Në një ndeshje të stërzgjatur ndaj Newcastle në “Anfield Road”, transmeton lajmi.net. Fillimisht, në këtë ndeshje shënoi Aleksander Isak në pjesën e parë, për t’u barazuar më pas rezultati nga Liverpooli…

Sport

31/08/2022 23:04

Fabio Carvalho e ka shënuar golin e fitores, për 2-1, në minutat shtesë për Liverpoolin, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League.

Në një ndeshje të stërzgjatur ndaj Newcastle në “Anfield Road”, transmeton lajmi.net.

Fillimisht, në këtë ndeshje shënoi Aleksander Isak në pjesën e parë, për t’u barazuar më pas rezultati nga Liverpooli me anë të Roberto Firminos.

Ndeshja u duk se do të mbaronte kështu, por “Të Kuqtë” e kishin një befasi në fund.

Ndonëse u dhanë vetëm pesë minuta kohë shtesë, përballja vijoi edhe për tre të tjerë.

Ishte saktësisht minuta e fundit ajo që e vendosi epilogun e ndeshjes, teksa Carvalho çoi topin në rrjetë për t’ia siguruar ekipit të tij tri pikët e radhës. /Lajmi.net/