Ajaxi refuzon ofertën e radhës për Anthonyn
Ajaxi e ka refuzuar ofertën e radhës nga Manchester United për sulmuesin, Anthony. Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano. Bëhet fjalë për një shumë prej 90 milionë eurosh të cilën “Djajtë e Kuqë” ua kanë nisur kampionëve të Holandës. Gjithsesi, duket se Ajax nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtaz brazilianin, transmeton lajmi.net. Përkundër kësaj,…
Sport
Ajaxi e ka refuzuar ofertën e radhës nga Manchester United për sulmuesin, Anthony.
Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano.
Bëhet fjalë për një shumë prej 90 milionë eurosh të cilën “Djajtë e Kuqë” ua kanë nisur kampionëve të Holandës.
Gjithsesi, duket se Ajax nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtaz brazilianin, transmeton lajmi.net.
Përkundër kësaj, sulmuesi dëshiron që të kryhet sa më shpejt procedura e kalimit të tij te Manchester Unitedi.
Ditët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare në lidhje me të ardhmen e lojtarit që nuk ka dëshirë të vijojë më në Holandë. /Lajmi.net/