Lucas Hernandez i lumtur te Bayerni

Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez është i lumtur në ‘Allianz Arena’. Gjatë këtij afati kalimtar u përhapën zëra se francezi po kërkohet nga Paris Saint Germain. Por, është vet lojtari që ndjehet i lumtur në ekipi bavarez, transmeton lajmi.net. “Jam shumë i lumtur këtu. Më kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata ime dhe…

Sport

21/08/2022 14:40

Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez është i lumtur në ‘Allianz Arena’.

Gjatë këtij afati kalimtar u përhapën zëra se francezi po kërkohet nga Paris Saint Germain.

Por, është vet lojtari që ndjehet i lumtur në ekipi bavarez, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur këtu. Më kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata ime dhe kur të vijë koha do të flas me familjen dhe agjentin tim. Por siç e kam thënë gjithmonë, jam shumë i lumtur këtu, kështu që pse të mos qëndroj më gjatë?”, u shpreh ai për një medie gjermane.

Hernandez kaloi nga Atletico Madrid te gjiganti gjerman në vitin 2019./Lajmi.net/