Kluivert i Romës pajtohet t’i bashkohet Fulhamit – ka mbetur dakordimi në mes të klubeve
Justin Kluivert është pajtuar që t’i bashkohet Fulhamit në këtë merkato të verës. Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Saint Auma, transmeton lajmi.net. Aktualisht ka mbetur që të dakordohen klubet në mes vete për transferimin e lojtarit. Oferta e skuadrës londineze fillimisht është që lojtari të afrohet në formë huazimi, me opsion blerje, prej…
Sport
Justin Kluivert është pajtuar që t’i bashkohet Fulhamit në këtë merkato të verës.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Saint Auma, transmeton lajmi.net.
Aktualisht ka mbetur që të dakordohen klubet në mes vete për transferimin e lojtarit.
Oferta e skuadrës londineze fillimisht është që lojtari të afrohet në formë huazimi, me opsion blerje, prej 12 milionë eurosh.
Ende nuk është kthyer përgjigje nga Roma e cila po e shqyrton këtë ofertë.
Kluiviert është 23-vjeçar dhe luan si anësor. /Lajmi.net/