Tottenham përgatit ofertën e re për Zaniolo
Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në radarin e Tottenham Hotspur. Sipas ‘CalcioMercatoWeb’ Tottenham po përgatit një ofertë të re për Nicolo Zaniolo të Romës, transmeton lajmi.net. Skuadra italiane mbetet e palëkundur në kërkesat e tyre pasi kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. Ndërkohë, edhe Chelsea mbetet e interesuar për lojtarin. Mbetet…
Sport
Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në radarin e Tottenham Hotspur.
Sipas ‘CalcioMercatoWeb’ Tottenham po përgatit një ofertë të re për Nicolo Zaniolo të Romës, transmeton lajmi.net.
Skuadra italiane mbetet e palëkundur në kërkesat e tyre pasi kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Ndërkohë, edhe Chelsea mbetet e interesuar për lojtarin.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij./Lajmi.net/