Shumë klube të interesuara për Ismaila Sarr
Shumë klube kanë shprehur interesim për sulmuesin anësor të Watfordit, Ismaila Sarr. Lojtari, falë paraqitjeve të mira me skuadrën angleze, ka rënë në radarët e disa prej klubeve më të njohur, transmeton lajmi.net. Njëra ndër skuadrat e interesuara është edhe Manchester United e cila po kërkon ta kompletojë fazën e sulmit sa më shpejt. Sarr…

Sport
Shumë klube kanë shprehur interesim për sulmuesin anësor të Watfordit, Ismaila Sarr.
Lojtari, falë paraqitjeve të mira me skuadrën angleze, ka rënë në radarët e disa prej klubeve më të njohur, transmeton lajmi.net.
Njëra ndër skuadrat e interesuara është edhe Manchester United e cila po kërkon ta kompletojë fazën e sulmit sa më shpejt.
Sarr është senegalez dhe luan si sulmues i krahut të djathtë. /Lajmi.net/