Lewis Hamilton refuzon pjesëmarrjen në Top Gun të Tom Cruise për shkak të angazhimeve në F1
Lewis Hamilton thotë se iu desh të refuzonte një ofertë për të luajtur si pilot luftarak në filmin hit të Tom Cruise “Top Gun: Maverick” për shkak të angazhimeve të tij në F1. Shtatë herë kampioni i botës tha për Vanity Fair se ishte i emocionuar për mundësinë që të luajë në një project të…
Sport
Lewis Hamilton thotë se iu desh të refuzonte një ofertë për të luajtur si pilot luftarak në filmin hit të Tom Cruise “Top Gun: Maverick” për shkak të angazhimeve të tij në F1.
Shtatë herë kampioni i botës tha për Vanity Fair se ishte i emocionuar për mundësinë që të luajë në një project të tillë, pasi kishte qenë një fans i madh i filmit origjinal të vitit 1986 “Top Gun”.
“Në fakt unë jam një mik i Tom [Cruise],” tha shoferi i Mercedes. “Një nga njerëzit më të këndshëm që do të takoni ndonjëherë. Ai më ftoi në setin e tij vite më parë kur po bënte ‘Edge of Tomorrow’ dhe më pas ne ndërtuam një miqësi me kalimin e kohës”, shtoi tutje ai.
“Kur dëgjova se po dilte seria e dytë, thashë: “Oh, o Zot, duhet ta pyes atë”. Unë thashë “Nuk më interesonte se çfarë roli do të ishte”, tha ndër të tjera Hamilton.
Pasi iu ofrua një rol si pilot luftarak, Hamilton më pas kuptoi se nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për ta përshtatur atë së bashku me përgatitjen e tij të përpiktë për garat.
“Unë jam një perfeksionist. Thjesht nuk kisha kohë”, përfundoi ai
Megjithatë, Hamilton po vjen së bashku me Brad Pitt për një film të ri në Formula 1, me Hamilton që vepron si producent në projekt. Filmi do të drejtohet nga regjisori i Top Gun: Maverick, Joseph Kosinski. /Lajmi.net/