Drejtori sportiv i Barcelonës: Ne kemi marrëveshje me Azpilicuetan, por Chelsea nuk do ta shesë atë

Drejtori sportiv i Barcelonës, Matheu Alemany, është deklaruar në lidhje me (mos) transferimin e Cesar Azpilicuetas në “Camp Nou”. Ai ndër të tjera tha se marrëveshja në mes klubit dhe lojtarit ekziston, por këtu ndërhyu Chelsea që nuk dëshiroi ta shesë lojtarin, transmeton lajmi.net. “Ne kemi marrëveshje mbi kushtet personale me Azpilicuetan, por Chelsea nuk…

Sport

05/08/2022 15:06

Drejtori sportiv i Barcelonës, Matheu Alemany, është deklaruar në lidhje me (mos) transferimin e Cesar Azpilicuetas në “Camp Nou”.

Ai ndër të tjera tha se marrëveshja në mes klubit dhe lojtarit ekziston, por këtu ndërhyu Chelsea që nuk dëshiroi ta shesë lojtarin, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi marrëveshje mbi kushtet personale me Azpilicuetan, por Chelsea nuk dëshiron ta shesë atë”, tha shkurtazi ai në lidhje me këtë çështje.

Së fundi negociatat në mes të palëve filluan të bëheshin sfilitëse pasi nuk dakordoheshin assesi për çmimin e spanjollit.

Si përfundim, lojtari vendosi ta rinovojë kontratën me londinezët. /Lajmi.net/