Nëse Pique nuk pranon ulje të pagës, Barça nuk mund t’i regjistrojë lojtarët e blerë
Barcelona, përkundër një merkatoje të mirë, është duke hasur në probleme serioze. Është çështja e regjistrimit të lojtarëve ajo që po i preokupon tej mase katalunasit, të cilët rrezikojnë jo pak në rast se nuk ndërmerret ndonjë hap konkret për tejkalimin e kësaj situate. Që lojtarë si Lewandowski, Kounde, Raphinha, Kessie e Christiensen të mund…
Sport
Barcelona, përkundër një merkatoje të mirë, është duke hasur në probleme serioze.
Është çështja e regjistrimit të lojtarëve ajo që po i preokupon tej mase katalunasit, të cilët rrezikojnë jo pak në rast se nuk ndërmerret ndonjë hap konkret për tejkalimin e kësaj situate.
Që lojtarë si Lewandowski, Kounde, Raphinha, Kessie e Christiensen të mund të regjistrohen duhet që të bëhet ulje e rrogave.
Është pikërisht Gerrard Pique të cilit i është kërkuar diçka e tillë, por që ka refuzuar.
Tentativat për ta bindur atë janë duke vazhduar akoma, derisa të arrihet një marrëveshje. /Lajmi.net/