Chelsea do të bëjë lëvizje për Frenkie de Jong

Skuadra e Chelsea është gati të bëjë një lëvizje të madhe për mesfushën. Sipas raportimeve të ‘Sport’, Chelsea janë në garë me Manchester United, për nënshkrimin e Frenkie de Jong, përcjell lajmi.net. E përditshmja spanjolle bën të ditur se në takimin e Todd Boehly me Joan Laporta, shefi i ‘Bluve’ ka bërë të ditur se…

Sport

31/07/2022 16:13

Skuadra e Chelsea është gati të bëjë një lëvizje të madhe për mesfushën.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Chelsea janë në garë me Manchester United, për nënshkrimin e Frenkie de Jong, përcjell lajmi.net.

E përditshmja spanjolle bën të ditur se në takimin e Todd Boehly me Joan Laporta, shefi i ‘Bluve’ ka bërë të ditur se do të lëshojnë Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso vetëm nëse Barca jep dritën e gjelbër për negociata me holandezin.

Man United tash e sa kohë negocion me Barcën për Frenkie de Jong, por është lojtari që nuk dëshiron t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’.

Disa raportime të më hershme bënin të ditur se lojtari megjithatë do të konsideronte një lëvizje për në ‘Stamford Bridge’.

Në anën tjetër, nëse De Jong largohet, Barca mund ta ketë rrugën hapur për transferimin e Bernardo Silva. /Lajmi.net/