58 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje evropiane pa tifozë – UEFA dënon Llapin për incidentet gjatë ndeshjes ndaj Buducnost
Skuadra e Llapit nuk ka shpëtuar pa dënime pas ndeshjes ndaj Buducnost, në kuadër të kualifikimeve për Conference League. Ndonëse podujevasit u eliminuan nga raundi i parë, mbi supet e tyre do të rëndojë një gjobë prej 58 mijë euro dënim (50 mijë për koret e cilësuara raciste të tifozëve dhe 8 mijë të tjera…

Sport
Skuadra e Llapit nuk ka shpëtuar pa dënime pas ndeshjes ndaj Buducnost, në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Ndonëse podujevasit u eliminuan nga raundi i parë, mbi supet e tyre do të rëndojë një gjobë prej 58 mijë euro dënim (50 mijë për koret e cilësuara raciste të tifozëve dhe 8 mijë të tjera për bllokimin e rrugëve afër stadiumit).
Pos të tjerash, sipas asaj që raporton Arbon Flugaj, në dy ndeshjet e ardhshme evropiane skuadra e Tahir Batatinës do të detyrohet ta luajë pa tifozë dhe ta shpalosë banerin “NoToRacism” me logon e UEFA, transmeton lajmi.net.
Në këtë ndeshje Llapi pati përkrahjen e shumë tifozerive shqiptare, por nuk ia arriti dot ta kalonte këtë raund.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 4-2 në favor të Buducnost. /Lajmi.net/