Arsenali arrin marrëveshje me Fulhamin për Lenon
Arsenali ka arritur marrëveshje me Fulhamin për portierin Bernd Leno. Gjermani do të kalojë të “The Cottagers” për shumën e tetë milionë eurove, transmeton lajmi.net. Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 8 milionë funte. Në garë për ish-gardianin e Bayer Leverkusen ishte edhe Leicester, por “Dhelprat” iu futën kësaj “piste” krejt në…
Sport
Arsenali ka arritur marrëveshje me Fulhamin për portierin Bernd Leno.
Gjermani do të kalojë të “The Cottagers” për shumën e tetë milionë eurove, transmeton lajmi.net.
Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 8 milionë funte.
Në garë për ish-gardianin e Bayer Leverkusen ishte edhe Leicester, por “Dhelprat” iu futën kësaj “piste” krejt në fund, çka ua determinoi dështimin në këtë drejtim. /Lajmi.net/