Ish-lojtari belg Van der Elst e quan Dritën skuadër mediokre
Legjenda e Belgjikës, Franky van Der Elst, ka folur plot vrerë në drejtim të skuadrës së Antwerpit. Sipas tij, ata nuk luajtën aspak mirë në ndeshjen e parë ndaj Dritës, anipse, sipas tij, përballë kishin një skuadër mediokre. Elst shpreson që e njëjta performancë të mos përsëritet në ndeshjen e kthimit, pasi kualifikimi për në…

Sport
Legjenda e Belgjikës, Franky van Der Elst, ka folur plot vrerë në drejtim të skuadrës së Antwerpit.
Sipas tij, ata nuk luajtën aspak mirë në ndeshjen e parë ndaj Dritës, anipse, sipas tij, përballë kishin një skuadër mediokre.
Elst shpreson që e njëjta performancë të mos përsëritet në ndeshjen e kthimit, pasi kualifikimi për në raundin tjetër është një domosdoshmëri.
“Në ndeshjen e parë kundër Dritës, Antwerpi nuk ishte ai i sezonit të kaluar. Kishte pak raste serioze kundër një ekipi mediokër nga Kosova. Fitorja është e domosdoshme të enjten”, përfundoi ai. /Lajmi.net/