Ilir Daja: Luajtëm shumë mirë, nuk kemi ndonjë preferencë në lidhje me kundërshtarin e ardhshëm
Ilir Daja ka folur pas ndeshjes së Ballkanit që e luajti ndaj La Fioritas. Skuadra e tij fitoi me rezultat të thellë 6-0, duke i demoluar mysafirët. Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur duke thënë se skuadra u paraqit mirë. Ai, gjithashtu foli edhe për kundërshtarin e radhës, duke thënë se nuk ka ndonjë…

Sport
Ilir Daja ka folur pas ndeshjes së Ballkanit që e luajti ndaj La Fioritas.
Skuadra e tij fitoi me rezultat të thellë 6-0, duke i demoluar mysafirët.
Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur duke thënë se skuadra u paraqit mirë.
Ai, gjithashtu foli edhe për kundërshtarin e radhës, duke thënë se nuk ka ndonjë preferencë.
“E respektuam kundërshtarin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Krasniqi, mirë që shkoi te goli. Pozitiv është momenti që po kalon Rrahmani. Prezantuam disa emra të rinj që bënë paraqitje të mira, kjo është mirë. Çdo kundërshtar që kemi përballë do ta vlerësojmë, nuk kemi ndonjë preferencë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/