Gavi: Kemi bërë blerje vërtet të mira
Gavi ka folur në lidhje me blerjet e Barcelonës. Këtë merkato Barcelona ka qenë mjaft aktive. Ata kanë siguruar shërbimet e Christensen, Kessie, Raphinhas dhe Lewandowskit. Sipas Gavit blerja e lojtarëve të lartpërmendur është vërtet e mirë, transmeton lajmi.net. “Kemi bërë blerje vërtet të mira, u vërejt edhe në ndeshjen ndaj Madridit. Ata do ta…

Sport
Gavi ka folur në lidhje me blerjet e Barcelonës.
Këtë merkato Barcelona ka qenë mjaft aktive.
Ata kanë siguruar shërbimet e Christensen, Kessie, Raphinhas dhe Lewandowskit.
Sipas Gavit blerja e lojtarëve të lartpërmendur është vërtet e mirë, transmeton lajmi.net.
“Kemi bërë blerje vërtet të mira, u vërejt edhe në ndeshjen ndaj Madridit. Ata do ta ndihmojnë ekipin”, tha spanjolli.
Përveç tyre Barca synon edhe blerjen e Alonsos, Azpilizuetas dhe Koundes.
Mbetet të shihet nëse do arrijnë të sigurojnë edhe shërbimet e tre lojtarëve të tjerë./Lajmi.net/