Lemar vazhdon kontratën me Atletico Madridin
Thomas Lemar e ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin. Lojtari do të qëndrojë edhe për pesë vitet e ardhshme, pasi, sipas Marcas, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, transmeton lajmi.net. Francezi po shihet edhe më tutje si pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe, për rrjedhojë, nuk e ka ndërmend të ndryshojë ambient. Gjatë sezonit që lamë pas,…

Sport
Thomas Lemar e ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin.
Lojtari do të qëndrojë edhe për pesë vitet e ardhshme, pasi, sipas Marcas, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, transmeton lajmi.net.
Francezi po shihet edhe më tutje si pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe, për rrjedhojë, nuk e ka ndërmend të ndryshojë ambient.
Gjatë sezonit që lamë pas, ai luajti në 24 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe pesë asistime. /Lajmi.net/