Bllokohen negociatat për Cucurella – City e Brighton janë 20 milionë funte larg marrëveshjes
Manchester City do ta ketë më të vështirë sesa pritej transferimin e mbrojtësit Marc Cucurella.
Sport
Me Oleksandr Zinchenko që po shkon drejt Arsenal, Cucurella kthehet tashmë në objektivin kryesor të Manchester City për këtë merkato.
Pep Guardiola e pëlqen shumë mbrojtësin e majtë, por Brighton po i kërkon një shumë të lartë kampionëve të Premier League.
Mark Ogden thotë se dy skuadrat janë 20 milionë funte larg njëra-tjetrës, përcjell lajmi.net.
Brighton kërkon 50 milionë funte për kartonin e lojtarit, derisa Manchester City nuk vlerësojnë se ai shkon më lart sesa 30 milionë.
Manchester City nuk do të bëjë asnjë lëvizje tjetër drejt lojtarit, derisa Brighton të pranojnë një çmim më të ulët. /Lajmi.net/