Lakers duan Irving + njërin nga Eric Gordon ose Buddy Hield

LA Lakers janë të gatshëm të shkojnë ‘All In’ në lëvizjet e verës.

Sport

20/07/2022 13:52

Lakers po punojnë që të bëjnë një skuadër sa më të kompletuar në aspektin e fondit të lojtarëve.

Zëra të shumtë tashmë e çojnë Kyrie Irving në LA për një ribashkim me ‘Mbretin’ James.

Por, Lakers kanë edhe një dëshirë tjetër, për ta bërë sa më të frikshme përbërjen.

Raportime të mediave në ShBA thonë se Lakers po shohin opsionin për t’ia bashkangjitur njërin nga Eric Gordon ose Buddy Hield ardhjes së Irving, përcjell lajmi.net.

Dy lojtarët në fjalë janë të stilit ‘Sharpshooter’ (gjuajtës të saktë/snajperistë), dhe mendimi i parë i tyre në kontakt me topin është shënimi për tri pikë.

Nëse Lakers do të arrijnë të bëjnë një lëvizje të tille, me LeBron James dhe Anthony Davis aty, sigurisht se do të kthehen në mesin e skuadrave kryesore në garën për titull. /Lajmi.net/