Nagelsmann: Aktiviteti i Barcelonës i çuditshëm, është i vetmi klub në botë që blenë lojtar pa pasur para

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka vënë në pikëpyetje aktivitetin e skuadrës së Barcelonës në merkaton e verës.

Sport

20/07/2022 08:15

Barca u fut në merkaton e verës si një nga skuadrat me krizën më të madhe ekonomike, megjithatë, lëvizjet më të mëdha erdhën nga ta.

Katalanët nënshkruan me emra si Kessie, Christensen, Raphinha e Robert Lewandowski. Kjo i duket pak e çuditshme trajnerit të Bayern, Nagelsmann.

“Ata kanë shumë lojtarë të rinj, jo vetëm Robertin. Nuk e di se si, të jem i sinqertë. Është i vetmi klub në botë që mund të blejë lojtarë pa para”, ka thënë Nagelsmann, transmeton lajmi.net.

“Është pakëz e çuditshme dhe është çmenduri”, ka shtuar trajneri gjerman.

Barcelona ndërkohë po punon edhe për transferimin e Jules Kounde, Cesar Azpilicueta e Marcos Alonso. /Lajmi.net/