E konfirmon Falk: De Ligt është në Mynih, nesër kompleton testet mjekësore
Gazetari i afërt me Bayern Munich, Christian Falk ka konfirmuar aterimin e De Ligt në Mynih.
Sport
Mbrojtësi holandez është në Mynih dhe do të bëjë testet mjekësore, para nënshkrimit të kontratës.
Lojtari, gjithnjë sipas Falk, do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, përcjell lajmi.net.
Bayern po planifikon që të finalizojë gjithçka më shpejt, dhe ta dërgojë lojtarin në ShBA.
Skuadra e Bayern është duke qëndruar në ShBA për fazën para-sezonale. Lojtari mund të marrë rrugën nesër. /Lajmi.net/