Bayern afër marrëveshjes për De Ligt, Pavard në shitje
Bayern Munich e kanë hedhur në shitje kartonin e Benjamin Pavard.
Sport
Bavarezët janë në negociata të vazhdueshme me Juventus për Matthijs de Ligt dhe duket se transferimi i holandezit do të mbyllë hapësirat për francezin Benjamin Pavard.
Florian Plettenberg shkruan se Bayern janë të hapur të shesin kartonin e Pavard, përcjell lajmi.net.
Klubi gjerman do të pranonte ofertë për kartonin e Pavard, nëse ajo afrohet te shuma e 35 milionë eurove.
Deri më tani nuk ka ndonjë skuadër që lidhet me transferimin e mundshëm të Pavard. /Lajmi.net/