Tottenham ofron 17 milionë euro për Depay

Tottenham kanë shfaqur interesim për lojtarin e Barcelonës, Memphis Depay. E ardhmja e Depay do të jetë larg ‘Camp Nou’. Kjo, pasi nuk ka vend për të, pas transferimit të Raphinhas dhe Lewandowskit gjithashtu edhe rinovimit me Dembele. Andaj, sulmuesit holandez i duhet të kërkojë një ekip të ri. Siç njofton ‘Sport’, Tottenham është e…

Sport

18/07/2022 08:05

Tottenham kanë shfaqur interesim për lojtarin e Barcelonës, Memphis Depay.

E ardhmja e Depay do të jetë larg ‘Camp Nou’.

Kjo, pasi nuk ka vend për të, pas transferimit të Raphinhas dhe Lewandowskit gjithashtu edhe rinovimit me Dembele.

Andaj, sulmuesit holandez i duhet të kërkojë një ekip të ri.

Siç njofton ‘Sport’, Tottenham është e gatshme të bëjë një ofertë prej 17 milionë euro për Memphis Depay, transmeton lajmi.net.

Antonio Conte e pëlqen shumë si lojtar dhe klubi londinez janë të gatshëm ta transferojnë atë.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tij në Londrën Veriore./Lajmi.net/