Barzagli: Pogba dhe Di Maria do ta bëjnë Juventusin skuadër të madhe përsëri

Andrea Barzagli beson se Juventusi do të kthehet përsëri në mesin e skuadrave të mëdha.

Sport

10/07/2022 18:18

‘Zonja e Vjetër’ po bën disa lëvizje në merkato të verës. Dy emra të mëdhenj që tashmë kanë marrëveshje me skuadrën, por pritet vetëm zyrtarizimi, janë Angel Di Maria dhe Paul Pogba.

Me këto dy lëvizje, Barzagli beson se ‘Biankoneri’ do të kthehen në mesin e skuadrave të mëdha.

“Pogba dhe Di Maria do të përmirësojnë balancet, pasi janë dy ardhje. Lukaku ka treguar se mund të bëjë diferencën në Serie A, por dy nënshkrimet e Juventusit i sjellin skuadrës personalitet dhe kualitet që ndoshta i mungoi pak”, ka thënë Barzagli, transmeton lajmi.net.

“Pogba dhe Di Maria do ta bëjnë Juventusin përsëri skuadër të madhe”, shtoi italiani.

Të dyja këto transferime Juventus do t’i kompletojë me parametra zero. /Lajmi.net/