Chelsea, Barca dhe Juventus në garë për Koulibaly
Kalidou Koulibaly është kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes.
Sport
Mbrojtësi senegalez i Napoli, Koulibaly është në radarin e disa skuadrave të mëdha evropiane në merkaton e verës.
Lojtari ka futur në garë tri skuadra të mëdha; Chelsea, Barcelona dhe Juventus, transmeton lajmi.net.
Gianluca Di Marzio thotë se të gjitha këto tri skuadra po synojnë mbrojtësin e Napolit.
Juventus e sheh senegalezin si një zëvendësues ideal të Matthijs De Ligt, pasi ky i fundit ka kërkuar largimin nga ‘Allianz Stadium’.
Koulibaly nuk e ka mbyllur mundësinë që të qëndrojë akoma te Napoli. Mbetet të shihet kush e ka ofertën më të mirë për lojtarin. /Lajmi.net/